VIDEO/ Hyn nga stoli dhe bën menjëherë diferencën, Arbnor Muja shënon gol dhe jep assist në fitoren e Antverpit

Antverpi ka mposhtur sot me shifrat 0-3 Vesterlonë në transfertë. Protagonist në këtë përballje ishte edhe sulmuesi i sapo afruar te Shqipëria, Arbnor Muja. Ky i fundit hyri nga stoli në minutën e 64-t, kur rezultati ishte 0-1, dhe menjëherë bëri diferencën.

Vetëm 4 minuta pasi hyri në fushë, Muja dha një assist fantastik për Bataille, i cili i çoi shifrat në 0-2. Ndërkohë, në minutën e 84-t, lojtari shqiptar e dërgoi topin në rrjetë nga një pozicion ku nuk mund të gabonte. Në fund Antverpi fitoi me shifrat 0-3, duke marrë tre pikë të rëndësishme në kampionatin belg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Goal! | Arbnor Muja | KVC Westerlo 0-3 Royal Antwerp ??pic.twitter.com/oSZIbrQtCu

— FootColic ?? (@FootColic) September 15, 2023

Goal! | Jelle Bataille | KVC Westerlo 0-2 Royal Antwerp ??pic.twitter.com/3gSUoPm1wV

— FootColic ?? (@FootColic) September 15, 2023