VIDEO/ Po bënte gjeste me lojtarët duke treguar organin gjenital, trajneri i Kanadasë nuk përmbahet: Do të q…. Kroacinë

Kanadaja humbi ndaj Belgjikës duke i luajtur të gjitha kartat për të bërë surprizën. Një penallti e humbur dhe një tjetër e padhënë, teksa belgët ia dolën të shënonin vetëm me golin e Batshuayi në minutën e 44 të takimit.

Trajneri i Kanadasë, John Herdman, i ka përgëzuar lojtarët e tij për mënyrën sesi janë paraqitur dhe ka kërkuar që të mbahet morali në nivelet më larta, pa fshehur krenarinë. Në një moment pas ndeshjes, lojtarët e Kanadasë janë mbledhur së bashku dhe trajneri po mbante fjalimin.

Ai është parë teksa bënte disa gjeste duke treguar edhe organin gjenital. Për të krijuar një ide se çfarë mesazhesh janë dhënë në atë mbledhje, ishte po vetë Herdman që e tha publikisht për mediat: “I thashë lojtarëve se vendi ynë është këtu në Katar dhe se do të shkojmë për ta q… Kroacinë. Kjo është e gjitha”, tha tekniku mes buzëqeshjes. /Sport Ekspres/

John Herdman telling the lads exactly what he thought of their performance ?? #CanMNT #canada pic.twitter.com/jTsOlaQU4b

— The Sushi Legend (@TheSushiLegend) November 23, 2022

Generated by Feedzy