Video/ Prezantuesja 35 vjeçare humb ndjenjat në studio gjatë transmetimit direkt

Në pamjet e rënda të postuara sot shihen momentet kur një prezantuese e re televizive ka humbur ndjejat në studio gjatë një transmetimi direkt në Kolumbi.

Modelja dhe aktorja Elianis Garrido, 35 vjeçe, ishte duke bashkë-prezantuar programin televiziv ‘Lo Sé Todo’ më 16 mars kur papritur dukej sikur nuk merrte dot frymë dhe u shemb në dyshemenë e studios.

Ish-modelja shihet fillimisht që lëviz sikletshëm ulur në stolin e saj, teksa qëndronte pranë bashkë-prezantuesit Ariel Osorio.

Teksa gruaja shihet gjithnjë e më shumë në siklet, ajo tenton të ngrihet në këmbë duke iu larguar kamerave duke mbajtur gojën me dorë.

Disa momente më vonë ajo shembet përdhe nga karrigia e saj, teksa disa anëtarë të setit tentojnë t’i vijnë në ndihmë.