Video/ U detyruan të rriheshin me shpulla, ja sa u dëmshpërblye shqiptari

Nëntë vite më parë u detyruan në stacionin policor të Omonias në Athinë të qëllonin njëri-tjetrin me shpulla.

Video e cila shokoi opinionin publik kishte për protagonistë shefin e stacionit policor dhe dy të mitur, njëri shqiptar dhe tjetri kazakistanas. Sot, pas shumë seancave gjyqësore të zhvilluara, drejtësia greke ka vendosur që shteti grek të shpërblejë me shumën e 150 mijë eurove dy të miturit, me arsyetimin se organet e rendit duhet ti respektojnë të ndaluarit dhe ti trajtojnë ata me të gjitha të drejtat që u takojnë pa ushtruar asnjë formë dhune. Po çfarë ndodhi në stacionin policor të Omonias, 9 vite më parë? Ndiqni videon për të rikujtuar edhe njëherë ato momente.