Njihet si këngëtar më ndryshe, si person që nxit kureshtjen e publikut me këngët, performancat, stilin dhe komentet e tij. Gjon Karrica është shumë produktiv, pasi vetëm brenda një viti ka prezantuar disa e videoklipe.
Kënga e tij e fundit është ajo me titull “0815”, një këngë fresh e me stil.
Gjon Karrica I njohur si “Lugati”, sot ka publikuar edhe videoklipin e këngës së re me titull “Bombardime”. Kjo është një këngë e shkruar nga vetë ai dhe me muzikë të producentit nga Zvicra Anton Nue. Videoklipi është punuar nga “Tik Tak Video”.
“Bombardime” është një videoklip ndryshe, me lëvizje dhe skena interesante nga këngëtari që është bërë i njohur për idetë e tij karakteristike.