Thyhet rekordi i antikitetit, pas zbulimit të bërë nga Charls Stanish i departamentit të Antropologjisë në Universitetin e Kalifornisë.
Është thyer rekordi i antikitetit të dizenjimeve gjigante të gjurmuara në terren e që deri më sot i takonte qytetërimit peruan të Nazca.
Një grup ndërkombëtar kërkimi, i udhëhequr nga Charls Stanish i departamentit të Antropologjisë në Universitetin e Kalifornisë, ka zbuluar pista të quajtura gjeoglife, që rezultojnë të jenë më të vjetra prej të paktën tre shekujsh. Zbulimi është publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave Amerikane, “Pnas”.
Gjeoglifet janë pikasur në lëndinën e Chinchas në bregun jugor të Perusë dhe duket se janë të periudhës së qytetërimit Paracas, mes viteve 800-1000 para Krishtit. Kërkimet arkeologjike kanë sjellë në dritë 5 grumbuj gurësh ceremonialë në formë ovale, nga të cilat rrezatojnë 71 linja mijëra metra të gjata, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 40 kilometra katrorë. Të gjithë linjat konvergojnë drejt pikës së perëndimit të solisticit veror, që bie më 21 qershor.
Këto shenja të bëjnë të mendosh se popullata kishte që atëherë njohje të forta në fushën e astronomisë. Sipas studiuesve, gjeoglifet kishin qëllime të shumta në fushën e qytetërimit antik, si shënjimin e kohës së eventeve të përsëritura, duke tërhequr në vend pjesëmarrësit. Pozicioni i linjave, më pas, në shkretëtirë mes pjesës kodrinore dhe bregdetit, mund të ketë shërbyer për integrimin kulturor të popullatave malësore e bregdetare.
Për të konfirmuar moshën e këtyre objekteve, arkeologët kanë gërmuar në tre nga pesë grumbujt e gurëve, duke fiksuar se janë realizuar të gjithë rreth 3 shekuj përpara qytetërimit të Nazca, që e kishte origjinën rreth shekullit të parë pas Krishtit dhe u zhduk 6 shekuj më vonë.