Vijojnë lëkundjet e tokës në Turqi

Turqia është goditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë mesditën e së premtes në Turqinë lindore.

Ndërkohë, sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Bingelit, ndërsa thellësia fokale ishte dy kilometra.

Ndërkohë kujtojmë që më 6 shkurt të këtij viti Turqia dhe Siria u goditën nga 2 tërmete me  magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë tronditën Turqinë dhe Sirinë, duke lënë të vdekur mbi 46 mijë njerëz.