Visar Ymeri Ilir Metës: Vetëm tërheqja nga marrëveshjet jep zgjidhje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është takuar sot paradite me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilit Meta, të cilit i është sqaruar se nuk mund të ketë zgjidhje të krizës në vend pa tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi nga Qeveria dhe pa lirimin e të burgosurve politikë.

Po ashtu, Ymeri ka kërkuar nga Meta që Republika e Shqipërisë të luaj rol më aktiv në mbështetjen e Kosovës përballë aspiratave hegjemoniste të Serbisë dhe veçanërisht të ndihmojë në pamundësimin e krijimit të një republike serbe brenda Kosovës, përmes “Zajednicës”, raporton KP.