Vivo zbuloi telefonat e rinj inteligjentë X6 dhe X6 Plus (Specifikat)

Vivo zbuloi telefonin e shumëpërfolur X6. Ky telefon ofrohet në dy versione: Vivo X6 me ekran 5.2 inç dhe Vivo X6 Plus me ekran 5.7 inç.

Të dy telefonat ofrojnë 4GB RAM, një veçori që është ofruar deri tani vetëm tek telefonat inteligjentë të cilësisë së lartë, si Note 5.

Modeli më kompakt, Vivo X6, ka ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 pikselë AMOLED, dhe është shumë i hollë, vetëm 6.56 mm. Telefoni fuqizohet nga procesori MediaTek MT6752 me tetë bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.7GHz dhe kartën grafike Mali-T760.

Përveç madhësisë së ekranit, Vivo X6 dhe X6 Plus ndryshojnë edhe sa i përket hapësirës së brendshme. I pari ofron 32 GB hapësirë të brendshme, ndërsa versioni më i madh ofron 64GB hapësirë, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Vivo X6 Plus ka gjithashtu një bateri me kapacitet më të madh, 3000 mAh, ndërsa X6 fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2400 mAh. Ata ofrojnë teknologjinë e furnizimit të shpejtë me energji, e cila po përdoret gjerësisht tek telefonat inteligjentë. Telefonat kanë gjithashtu kamerë parësore 13 megapikselë dhe kamerë për selfie 8 megapikselë me vetë-fokusim.

Pajisjet kanë dy vende për karta SIM, skanerin e gjurmëve të gishtave në anën e pasme, dhe do të ofrohen në ngjyrë ari, argjendi, dhe ari ngjyrë rozë. Vivo do t’i tregtojë me sistemin operativ Funtouch, bazuar tek sistemi Android 5.1 Lollipo.

Vivo X6 do të kushtojë 390 dollarë, ndërsa Vivo X6 Plus do të shitet për 469 dollarë. /krokodili/