Vladimir Putin ‘ngre në qiell’ Donald Trumpin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë konferencës së tij vjetore, nuk ka lënë anash diskutimin rreth kandidatëve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se ‘republikanët kanë një lider absolut, një njeri të shkëlqyer dhe shumë të talentuar.’ Me këto fjalë ai i është referuar kandidatit republikan për president në SHBA, Donald Trump, transmeton Gazeta Blic.
“Sikurse e shohim edhe sot, ai është një lider absolute,” ka theksuar Putini.

“Trump ka deklaruar se dëshiron të ketë një tjetër nivel të marrëdhënieve me Rusinë, prandaj edhe ne e mirëpresim atë,” ka shtuar ai.
Putin theksoi se lëvdatat për Donald Trump-in nuk është duke i bërë për t’ia rritur popullaritetin atij, por mendon se aim und të jetë një udhëheqës që mund të përmisojë marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Trump e ka mbështetur Putinin edhe gjatë ndërhyrjes ushtarake në Siri. /Gazeta Blic/