Vogëlushja 5-vjeçe, i shpëton jetën nënës pas një kolapsi gjatë ushqimit të drekës

Breyer Warke u fut në veprim kur nëna e saj nuk reagonte. Vogëlushja pesëvjeçare i shpëtoi jetën nënës së saj pasi ajo u rrëzua ndërsa po hanin drekë së bashku.

Breyer Warke u hodh në veprim kur Linda nuk reagonte në shtëpinë e tyre në Birkenhead, Merseyside, duke i shpëtuar përfundimisht jetën e saj, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Në fillim, Breyer mendoi se mamaja e saj po shtiret, por shpejt e kuptoi se nuk ishte një shaka dhe filloi të godiste butësisht në fytyrën e saj për ta zgjuar.

Duke e ditur se ishte diabetike, vogëlushja Breyer e telefonoi me qetësi gjyshin e saj për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur, i cili menjëherë thirri shërbimet e urgjencës në shtëpinë e tyre në Liverpool.

Sheqeri në gjak i Lindës ishte rrezikshëm i ulët dhe ajo ishte disa minuta larg një kome hipoglikemike.

Sipas nënës e cila ka folur për burimin The Echo tha se: “Burri im, babai i Breyer vdiq kur Breyer ishte 18 muajsh.

“Një vit më vonë nëna ime ndërroi jetë dhe m’u desh shumë kohë që të ngrihesha në këmbë.

“Duke qenë një nënë beqare me diabet dhe duke jetuar vetëm me Breyer, doja të sigurohesha që vajza ime të ishte e përgatitur dhe të dinte se çfarë të bëja nëse do të bëhesha keq.”

Linda i mësoi Breyer-it, tani 6 vjeç, se si të telefononte 999, të mësonte përmendësh adresën e tyre dhe si ta thërriste gjyshin e saj nëse do të rrëzohej ndonjëherë ose të mos reagonte.

“Unë u mahnita nga guximi i vajzës sime, ajo ishte vetëm pesë vjeç në atë kohë dhe kujtoi se çfarë të bënte në atë që është një situatë stresuese. Jam shumë krenare për të.”

Duke ndjekur shembullin e vogëlushes Breyer dhe të tjerëve që shpëtojnë jetën e të dashurve të tyre, Shërbimi i Ambulancës North West u kërkon prindërve, kujdestarëve dhe të afërmve që të sigurohen që fëmijët e tyre të dinë të numrin e telefonit ‘999’ nëse janë me dikë që sëmuret rëndë ose lëndohet. /Gazeta Shneta/

The post Vogëlushja 5-vjeçe, i shpëton jetën nënës pas një kolapsi gjatë ushqimit të drekës appeared first on Gazeta Shneta.

Generated by Feedzy