Vokrri paralajmëron Dukën, pas pranimit ne i marrim lojtarët e Kosovës

Fadil Vokrri ka paralajmëruar Armand Dukën për futbollistët e Kosovës.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë se Kosova nuk e ka penguar Shqipërinë në marrjen e lojtarëve kosovarë, pasi nuk kemi të qenë të pranuar në UEFA dhe FIFA.

Por, ai tha se kjo qasje do të ndryshoj pas pranimit të Kosovës në këto organizata.

“Përderisa nuk kemi qenë të pranuar në UEFA dhe FIFA kemi mundur vetëm t’i bëjmë dëm Shqipërisë nëse do t’i kishim ftuar lojtarët, ne presim anëtarësimin e Kosovës në këto organizata dhe atëherë do të ketë reagime tjera”, tha Vokrri për RTV 21.

Kujtojmë se nesër me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohet miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. /Express