Vrasje në tentativë mes të miturve në Viti

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme në Viti një të mitur, pasi i njëjti ka sulmuar me thikë viktimën mashkull, gjithashtu të mitur.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, raporton Policia e Kosovës.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./koha/