Vrava për ju, por ju më braktisët!

Një video e publikuar në YouTube tregon se si një ushtarë izraelit kritikon neglizhencën e shtetit për ta ndihmuar atë të shërohet nga depresioni i pasluftës

Një video e publikuar në YouTube tregon se si një ushtarë izraelit kritikon neglizhencën e shtetit për ta ndihmuar atë të shërohet nga depresioni i pasluftës

Pamjet e videos së postuar së fundmi në YouTube tregojnë një ushtar izraelit të traumatizuar nga veprimet e tij gjatë operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, raporton e perditshmja turke YeniSafak.

Videoja, e cila së pari u shfaq më 28 nëntor, tregoi shpërthimin emocional të një ushtari veteran të quajtur Ido Gal Razon, duke shprehur zemërimin për shkak të dështimit të shtetit për ta trajtuar atë kur ai u paraqit para komisionit shtetëror të kontrollit të Izraelit.

“Ju thoni se terroristët kanë gjak në duart e tyre. Unë vrava njerëz për ju. Unë kam vrarë për ju, me duart e mia. Unë kam vrarë 40 persona. I kam vrarë, “tha ai. “Por ju më keni braktisur. Ju nuk keni dërguar ndonjë trup shtesë. Ju nuk keni dhënë as një raport lëndim për mua … ”
Ky ushtar u deklarua në gjykatë si i “çmendur”,/GazetaLiria/