Vret gruan shtatzënë dhe 6 fëmijët për shkak të flokëve të djalit

Një baba tha se kishte masakruar në mënyrë brutale gruan shtatzënë, gjashtë fëmijët dhe mamanë e tij pasi ishte tërbuar kur kishte parë modelin e flokëve të djalit.

Oleg Belov i tha një gjykatë se ai e shfarosi familjen e tij brenda dhjetë minutash, pasi u zemërua kur pa se djali i tij 6-vjeçar i kishte prerë flokët “model papagall”.

Duke folur gjatë gjyqit në Rusi, ai tha se gruaja e tij, Yulia 32-vjeç, donte të divorcohej.
Çifti nisi të zihej për modelin e flokëve të djalit.

“Ajo e kishte qethur si papagalla. E pyeta: ‘mos po tallesh?’. Tentova t’ia kap gërshërët dhe nisi një përleshje”.

Pasi vrau gruan, ai vrau edhe të gjithë fëmijët e tij.

Më pas ai shkoi në shtëpinë e mamasë së tij 73-vjeçare, duke e therur atë 21 herë.
Prokurorët thanë se Belov e vrau gruan në sy të fëmijëve dhe më pas vendosi t’i vriste të gjithë për të mbuluar krimin. Ai rrezikon burg të përjetshëm. Krimi ka shokuar Rusinë.
Fëmijët e tij ishin Alyona, 7, Fyodor, 6, Sonya, 5, Nikifor, 3, Ilya, 2 dhe Daria, 1 vjeç.
Nëna e tyre quhej Zinaida dhe ishte lektore matematike në një universitet.