Vritet një kosovar në Gjermani, dy të tjerë mbeten të plagosur

Një kosovar është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Këln të Gjermanisë si pasojë e një përleshje fizike me disa persona të nacionalitetit turk.

Siç merr vesh Indeksonline nga dëshmitarët, kosovari i vrarë është nga Vushtrria, ndërkaq dy të plagosurit nga Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq të dy plagosurit po trajtohen ende në një spital në Këln dhe ende nuk dihet saktësisht për gjendjen e tyre.