Një burrë i armatosur me hanxhar u vra nga policia në Mentone, një lokalitet detar në Francë pranë kufirit me Italinë në Ventimiglia.
Burri që ndodhej në makinë refuzoi të ndalonte në një post blloku të policisë.
Vetura përkonte me një mjet që ishte sinjalizuar së kishte shtypur një këmbësor. Dhe kështu që nisi ndjekja.
Në fund ai doli nga makina duke e kërcënuar policinë me hanxhar. Agjentët hapën zjarr.