VV kërkon ndihmë financiare nga qytetarët e Kosovës

Megjithëse është një nga përfitueset më të mëdha nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, Lëvizja Vetëvendosje kërkon në mënyrë “zyrtare” ose të drejtpërdrejtë tek qytetarët e varfër të vendit, më shumë para.

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri po vazhdon rrugën e parardhësit të tij Albin Kurti, për të kërkuar mbështetje financiare tek qytetarët.

Qytetarët e Kosovës tani kanë edhe një “obligim” financiar. Kjo është thirrja e Lëizjes Vetëvendosje për mbështetjen financiare të cilën e kërkon tek qytetarët e varfër të Kosovës.

Megjithëse ekzistojnë pothuajse çdo ditë, raportimet në lidhje me gjendjen e keqe financiare të qytetarëve të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje pa turp vazhdon të kërkojë para nga po këta qytetarë.

Visar Ymeri, kreu i VV’së, së fundmi ka xhiruar një spot ku shihet duke kërkuar mbështetje financiare për aktivitetet që VV I ka prioritare: atë që e quajnë Zajednica dhe Demarkacioni.

Vetëvendosje kishte nisur një fushatë të tillë edhe në vitin 2013. Ajo kërkonte 252 mijë euro nga qytetarët e Kosovës. Pra kjo ishte fatura e qytetarëve të Kosovës, që duhej t’ia paguanin Vetëvendosjes për “ndryshimin”.

Në vitin 2013, Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, i kishte ndarë Vetëvendosjes, afër gjysmë milionë euro, që paguhen nga taksapaguesit e Republiës së Kosovës.

Por as ai gjysmë milioni euro nuk ishte mjaft për VV’në. Atëkohë, VV ishte e vetmja parti politike që kishte nisur “zyrtarisht” të kërkonte para nga qytetari i Kosovës, në kuadër të të ashtuquajturës, fushata “Dhuro për ndryshimin”.

Në anën tjetër, edhe sa u përket tenderëve publik, Vetëvendosja nuk qëndron keq. Përkundrazi, ajo qëndron krahas rivalit më të madh të saj, PDK’së./express