Xhaka në Liverpol?

Granit Xhaka po luan sezonin e tij të fundit me Borussia Monchengladbachun.Mesfushori i Monchengladbachut, Granit Xhaka, gjatë verës mund të transferohet në Anfield, te Liverpooli.

Kështu shkruan, ‘winnersports.co.uk’ sipas të cilës, ‘Të Kuqtë’ po përgatisin ofertë 20 milionë funte ose 28.9 milionë euro për 23 vjeçarin nga Kosova.

“Për të përforcuar mesfushën, Jurgen Kloppit i duhen përforcime pas dështimit me Joe Allen”, shkruan dhe ‘Winner Sports’ që ka zbuluar 48-vjeçari dëshiron transferimin e yllit të Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.

Xhaka ka kontratë me skuadrën gjermane deri në verën e vitit 2019, klauzola e tij është 30 milionë euro.

Bayern Munich, Atletico Madrid, Arsenal, Milan, Barcelona, Juventus, gjithashtu janë të interesuara për mesfushorin shqiptar./Express/