Xhudistët kosovarë me “duar në xhepa” në Japoni

Xhudistët kosovarë kanë mbetur pa medalje në Grand Slamn në Xhudo e cila u mbajt në Tokioi
Xhudisti Akil Gjakova nuk arriti të kaloj as rrethin e parë në Grand Slamn në Xhudo, i cila u mbajt në Tokioi.
Ai u eliminua nga japonezi Sho Tateyama. Akili u mposht pas një minute e 44 sekonda. Prandaj, Kosova kësaj here mbetet pa medalje në një turne të fortë, ku medalje e artë sillte 500 pikë olimpike.

Në këtë turne edhe Nora Gjakova nuk arriti të fitonte medalje. Nora arriti të kaloj rrethin e parë por në rrethin e dytë u eliminua nga xhudistja franceze Helene Receveaux.

Kurse, edhe Distria Krasniqi është eliminuar në rrethin e dytë në turneun Grand Slam të xhudos, që po mbahet në Tokio.

Distria garojë në kategorinë 48 kg, e cila e nisi mjaft mirë, por u eliminua më pas. Ajo në rrethin e parë ishte më e mirë se xhudistja nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh.

Mirëpo, në rrethin e radhës hasi në kundërshtare shumë të fortë, mikpritësen Ami Kondo. Japonezja ishte më e mirë dhe e mposhti për një minutë e katër sekonda xhudistin kosovare /indeksonline/