Ylli i Milanit paralajmëron: Ndoshta largohem në janar

Honda paralajmëron: Ndoshta largohem

Lojtari i skuadrës së Milanit, Keisuke Honda raportohet se është i frustruar nga gjendja e tij tek Rossonerët.

Reprezentuesi japonez është paraqitur vetëm 4 herë në këtë sezon për Milanin, teksa janë rritur zërat për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit. “Situata ime tek Milani nuk është e lehtë. Të jem në stol për kaq shumë ndeshje nuk më ka ndodhur kurrë dhe kam filluar të e kuptoj se çfarë ndjenje është të jesh jashtë fushës. Fatmirësisht ende nuk kam humbur vendin startues për kombëtaren time”, ka përfunduar ai.