Ylli i Premierligës, që 10 për qind të pagës e jep për bamirësi

Ylli i Crystal Palace, Wilfried Zaha, në një intervistë për Dail Mail ka zbuluar se një pjesë të rrogës së tij, e dhuron për bamirësi.

Zaha që ishte edhe pjesë e United, ku u largua pasi që asnjëherë nuk arriti të tregojë më të mirën e tij, ka thënë se 10 për qind të rrogës së tij, e jep për bamirësi.

23 vjeçari te Crystal Palace, fiton 35 mijë funte.

“Unë jap 10 për qind të rrogës sime për bamirësi çdo muaj. Unë po mundohem të bëjë më të mirë. Kjo bamirësi nuk shkon vetëm këtu në Angli, por edhe në Bregun e Fildishtë”, ka deklaruar Zaha./Indeksonline/