Ymeri: Familja Jashari, dëshmi e sakrificës për liri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Adem Jashari dhe familja e tij janë dëshmia e sakrificës për liri dhe udhëzues i së ardhmes se si individi është përherë në funksion të lirive kolektive.

Ymeri bashkë më deputetë dhe anëtarë të kryesisë, bënë homazhe të varrezat e të rënëve të familjes Jashari, ku tha se janë në Prekaz për t’i nderuar dëshmorët dhe familjen e cila u flijua që popullit të Kosovës t’i hiqet dhuna dhe okupimi, raporton KP.