Zbogar: Isha i pakujdesshëm që thash se liberalizimi bëhet në qershor (Video)

Samuel Zbogar, i cili më parë kishte deklaruar se në qershorin e vitit 2016 kosovarët do lëvizin pa viza, thotë të ketë gabuar kur ka përmendur qershorin si muaj të liberalizimit, por është shprehur optimist se kosovarët tani janë më afër qëllimit të tyre të lëvizjes së lirë.

“Jam optimist sa i përket raportit. Dhe mendoj se është një gjë e madhe nëse marrim raport pozitiv nga Komisioni, atëherë do të ishte lajm shumë i mirë për Kosovën. Por, ende nuk kemi arritur aty. Ende ka gjëra që duhet të bëhen apo që ende duhet të përfundohen në Bruksel. Mirëpo, duhet të jemi optimistë të kujdesshëm dhe pastaj u takon shteteve anëtare të vendosin. Të shpresojmë se viti i ardhshëm do të jetë vit i mirë në atë drejtim”.

Megjithatë, ai ka lavdëruar punën e Qeverisë dhe të gjitha institucionet në Kosovë, të cilat, sipas tij, kanë punuar shumë për këtë liberalizim të vizave, duke përfshirë edhe deputetët, për të cilët thotë se kanë miratuar dhe kanë ndryshuar shumë ligje