Zbulimi mbi transformimin e njeriut

Njeriu Neandertal mund të mos jetë zhdukur. Prova të reja i shtohen arkivave shkencore, që çojnë në riformulim të hipotezave. E fundit është ajo e një popullsie njerëzore hibride, e cila do të verifikohet pas analizave të ADN-së në dhëmbët e një parardhësi të gjetur, i cili mendohet se ka jetuar 48 mijë vjet më parë.

Kërkuesit britanikë kanë rimarrë në shqyrtim mbetjet e gjetura rreth viteve 1910-1911 në sitin arkeologjik paleolitik të Jersey, në Britaninë e Madhe.

Nëpërmjet një tomografie të kompjuterizuar kanë dalë në pah detaje të reja mbi kuroren e dhëmbëve, që është tipike e Homosapiensëve, ndërsa dhëmbët janë tipikë të njeriut Neandertal.

Rezultatet e analizave konfirmojnë faktin se ka karakteristika të të dyja specieve, çka forcon hipotezën se dy specie bashkëjetuan dhe racat u ndërthurën, duke sjellë njeriun hybrid.

Njeriu Neandertal u evolua rreth 400 mijë vjet më parë në Evropë dhe Siberi, dhe mendohej se u zhduk rreth 40 mijë vjet më parë me mbërritjen e Homosapiensëve nga Afrika. /tvklan/