Zbulohen mesazhet provokuese të trajnerit Rrakli me futbollisten shqiptare (FOTO)

Pas fotografisë së publikuar pak ditë më parë të kapitenes së kombëtares së femrave e cila puthej me një femër tjetër, një skandal me përmasa më të mëdha duket se ka prekur kuqezinjtë

Panorama Sport disponon disa mesazhe të shkëmbyera mes trajnerit të Kombëtares, Altin Rraklli me një futbolliste, identiteti i së cilës ende nuk dihet. Nga përmbajtja e mesazheve kuptohet që futbollistja nuk është në nivelin e duhur për tu bërë pjesë e kombëtares, por trajneri e fton të vijë me të në Greqi kur të jetë grumbullimi i radhës.

Mesazhet

Rraklli: Po pra me mu vetëm se hongre nai drek a nai dark ti e poshtër tëngerllikëse (tongue emoticon). i kam mbyt kto paradite, kemi edhe pasdite, ty sta mbajti byca më duket

Vajza: Hahahar dhe përtoja icik me thon të drejtën, mthe dhe ti ke fut mik u preva fare

Rraklli: Po ca mik mi dreq ta thashë me shaka. Pastaj unë, e para, se haj kët punën e mikut dhe e dyta ti sidomos ske nevojë te unë për mik se…e di vetë mo ti. Do të marr në Greqi ke qef? Në shtator

Vajza: Shumë flm për konsideratën trajner po unë e di që sjam për kombëtare. Ndoshta po punova fort do ta kërkoj nji shanc vet. Për Greqi se di flasim prap.