Është zbuluar emaili i fundit rrëqethës i dërguar nga ndihmësipiloti vrasës, Andreas Lubitz.
Lubitz e rrëzoi qëllimisht avionin A320 në alpet franceze, duke i vrarë të gjithë 149 personat që ndodheshin në bord më 24 mars.
Emaili i tij i fundit, që 27-vjeçari i dërgoi doktorit dy javë përpara mizorisë së 24 marsit 2015, është publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.
Emaili rrëfen se ai ishte duke përdorur dozën më të lartë të Mirtazipinës, një antidepresiv që përdoret gjithashtu si një ilaç për të sjellë gjumin.
Lubitz, i cili e lëshoi avionin në pikiatë pasi e kyçi pilotin kryesor ajshtë kabinës, shkruante se shtimi i dozës së ilaçit po e bënte atë nervoz dhe i shkaktonte panik.
Ai i shkruante gjithashtu terapistit se e shqetësonte një tension konstant në sy dhe shkruante: “Po të mos ishte për syrin, gjithçka do të ishte mirë”.