Zbulohet opinionistja e re e Big Brother VIP Kosova, një figurë e njohur në krah të Olti Currit!

Përpara pak ditësh, opinionisja, Aferdita Paqarada vendosi papritur të largohet nga Big Brother VIP Kosova. Ajo tha vetëm se kjo do të ishte dita e fundit që ulej në atë kolltuk, duke cituar për vendimin e largimit të saj arsyet personale. “Të gjithë jeni duke u dukur shumë bukur. I falënderoj të gjithë dhe shpresojë që do të shihemi në projekte tjera”, u shpreh Paqarada.

Tashmë, është mësuar se vendin e saj në këtë program do ta zërë një figurë mjaft e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Anita Haradinaj. Ajo vetë e konfirmoi lajmin për Bordo, duke pohuar se do të jetë në krah të Olit Currit në prime-n e BB Kosova.

Anita Muçaj u kthye në një nga konkurentet më të dashura të formatit të suksesshëm televiziv, “Dance Albania”, pjesëmarrjen në të cilin u detyrua ta ndërpriste për shkak të një dëmtimi në gju.

Spikerja e lajmeve njoftoi atëherë, se për këtë arsye, nuk mundej të kërcente më dhe i nevojitej pushim. Por duket se dëshira për të qenë pjesë e programeve televizive nuk i është zbehur pas atij episodi, dhe tashmë, duket se do të vijë sërish për publikun në një mënyrë tjetër, jo më pak interesante.