Quhet HD 162826 dhe sipas shkencëtarve bëhet fjalë për “vëllain” e humbur të Diellit, përderisa përbëhet nga e njëjta “re” e gaztë.
Gjendet në më shumë se 110 vite dritë distancë nga kostelacioni i Erkolit dhe mundet që në sistemin e vet të planetëve të presë jetë jashtëtokësore.
Një zbulim i pabesueshëm, që u hap rrugën skenarëve të rinj në botën e hapësirës që, falë teknologjive të reja, nis dalëngadalë të ketë më pak sekrete dhe anë të errëta. I pashikueshëm me sy të lirë, por përmes një teleskopi, ylli i pikasur është 15% më i dendur se Dielli ynë.
Dhe sistemi i tij diellor, megjithëse steril, falë dritës që zotëron mund të ndihmojë shkencëtarët të zbulojnë të tjerë. Mirëpo studiuesit nuk vështrojnë vetëm të ardhmen. Për aa, “HD 162826” përfaqëson një risi të rëndësishme për të kuptuar sesi bota jonë ka lindur dhe sesi mund të lindin… të tjera.