Zejnullah Gruda: Diplomacia e Kosovës është e pa shkollë!

Dërgimi i diplomatëve të pashkolluar si ambasadorë është i papranueshëm për traditën diplomatike që është ndjekur nga shumë vende. Një diplomat edhe nëse është i shkolluar duhet të bëjë përgatitje shtesë për t’u informuar për historinë dhe kulturën e vendit në të cilin do të shërbejë.

Kështu ka thënë ish-ambasadori dhe profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Gruda pokështu mendon se Kosova ka pasur mundësi t’i shkollojë kuadrot e reja në mënyrë që të mund të përzgjidhen më të mirët, e jo kriteri nepotik, partiak e klanor të jetë vendimtar në përzgjedhjen e diplomatëve.

Ai ka folur edhe për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nuk po bëhen për normalizim marrëdhëniesh, por për krijim të “mbishtetasve”. Gruda ka folur edhe për dështimin e anëtarësimit në UNESCO dhe për të bëmat e Serbisë në shkatërrimin e trashëgimisë botërore…