Zeka: Mbajtja në burg e vëllezërve Ramadani dhe Kiçina është krim më i rëndë se sa djegia e veturave

Gazetari Milaim Zeka, ka reaguar pas deklaratave të shefave të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri dhe atij të PDK-së, Adem Grabovcit, lidhur me djegien e veturave zyrtare.

Zeka u ka thënë që të dyve se shumë herë krim më i rëndë është mbajtja në burg e njerëzve të pafajshëm siç janë vëllezërit Ramadani dhe Kiçina, se sa djegia e këtyre veturave zyrtare.

Ja shkrimi i plotë i Zekës:

Adem Grabovci paska bere nje “zbulim” te jashtezakonshem

‘’Mbajtja pa faj ne burg, eshte krim me i rende se djegeja e makinave

Zakonisht, ne shtetet sallamadi, ashtu sic eshte shteti yne Kosova, ku nuk ka prokurori funkcionale, jo rralle degjon deklarata, shume shokante, sic ishin dy deklaratat e fundit: njera e Ismet Beqirit, te LDK se, dhe tjetra e Adem Grabovcit te PDK se.

Te dyte u shprehen per veturat e djegura, por ne forma te ndryshme. I pari, pra Ismeti, ata qe po djegin vetura, i quajti milloshevic te vegjel, kurse i dyti, pra Ademi, tha se edhe femijet e dine se kush po i djeg keto vetura.

Cdo njeri normal ne kete bote i denon aktet e tilla vandaliste, po desha me ua kujtu, edhe Ismetit, edhe Ademit, se keshtu e ka shteti te cilin ata, bashke me shoket e tyre, edhe ata te opozites, na kane ndertu.

Po u themi qe te dyve, se edhe femijet e vegjel, po edhe lisat e malit e din, se vellezerit Ramadani dhe Kicina qe po mbahen ne burg, per vrasjen e Hamez Hajres ne vitin 2001, jane te pafajshem, po ja qe cdo gjykates, dhe cdo prokuror po e refuzon lenden, madje pa e lexuar fare.

Une mendoj qe mbajtja ne burg, qe 13 vite, e ketyre djemeve te luftes, duke e ditur qe te gjithe se jane te pafajshem, eshte shumhere krim me i rende, se sa djegja e veturave te partive politike, apo edhe te qeverise.

Keshtu e ka kjo bote, kur prokuror dhe gjykates jane ne sherbim jo te drejtesise, po te mafise shteterore…’’/parrotlla.net/