Analisti politik nga Maqedonia Hadi Osmani mendon se, nëse skena politike në Maqedoni arrin që të dekriminalizohet deri më 5 qershor, Amerika do të lejoje që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me atë datë.
Ai në një prononcim për TetovaSot, thekson se dekriminalizimi i skenës politike në Maqedoni është një projekt amerikan.
“Të jeni të bindur se zhvillimet në rajon, por edhe në Maqedoni janë një projekt amerikan për dekriminalizimin e skenës politike. Nëse kjo arrihet me zgjedhjet e 5 Qershorit ata do të lejojnë të mbahen, nëse ju duhet kohë ata dinë si të blejnë kohë dhe do ti shtyjnë zgjedhjet.”, deklaroi Osmani.
Ai konsideron se Prokuroria Speciale Publike është dorë e zgjatur e drejtësisë amerikane dhe është e pamundshme që ky projekt të dështoje.
“Prokuroria Speciale është dorë e zgjatur e drejtësisë amerikane, paramendojeni gjykatat e Maqedonisë ta dështojnë këtë projekt, ‘mission imposible’. Mediat mund të mbeten edhe të pareformuara, por mos harroni ata që shiten një herë shiten gjithmonë, heshtja, ndryshimi dhe fundja blerja e mediave në Maqedoni është puna më e lehtë në një mision kaq të madh”, konsideron Osmani.