Zhbogar: Kosovës i duhet një Kuvend funksional

Perfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, është  duke marrë pjesë në diskutimin e draftit për programin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një parlament funksional për të zbatuar marrëveshjen e MSA-së.

“Kërkohet kuvend funksional që të futeni në dialog. Në dialog që të hedhni ide përpara se si të zhvillohet Kosova”, ka thënë Zhbogar.

Sipas tij , Kosova kërkon përpjekjen e të gjithëve duke përfshirë edhe angazhimin e deputëteve.

Shqetësim për të është se në Kosovë lidhjet politike po merren për bazë e jo meritat profesinale.

“Institucionet e forta janë të duhura për të zbatuar marrëveshjen. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet sfidë për institucionet”, ka thënë Zhbogar.

Ai tha se Kosova është futur në rrugën e BE-së,  prandaj kërkoi që të  shfrytëzohet  ky rast./Gazeta Tribuna/