Ministri i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të vizitës së tij në Federatën e Zvicrës, në dy takime të nivelit federal me Programin për Zhvillim të Zvicrës (SDC) si dhe me sekretarin e Shtetit për Arsim dhe Inovacion, Mauro Dell’Ambrogio, nga të cilët morri rikonfirmim për mbështetjen e shtetit zviceran në projektet e udhëhequra nga Ministria e Diasporës.
Gjatë këtyre takimeve në mes tjerash u kërkua mbështetja e shtetit zviceran për arsimin profesional, mësimin plotësues të gjuhës shqipe, regjistrimin e diasporës dhe mërgatës, si dhe projekteve të tjera të Ministrisë së Diasporës me qëllim të transformimit të remitancave që vijnë nga diaspora në projekte investive në Kosovë, posaçërisht në fushën e tekonologjisë informative (TI) dhe bujqësisë.
Gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit për Arsim dhe Inovacion, ministrin Dell’Ambrogio, ministri Murati kërkoi që mësimi plotësues i gjuhës shqipe të përkrahet më shumë nga Kantonet ku ka përqendrim më të madh të diasporës tonë, si dhe kërkoi mbështetje në dërgimin e ekspertëve për dizajnimin e kurikulës për mësimin në gjuhën shqipe sipas standardeve dhe metodologjisë e cila përdoret në Zvicër.
“Ministria e Diasporës i kushton rëndësi të veçantë mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Ne duam që të kemi tekste shkollore sipas metodologjisë e cila përdoret në Zvicër, si dhe standardeve që aplikohen në Zvicër, andaj departamenti juaj mund të na ndihmojë në këtë drejtim”, tha ministri Murati.
Ministri Dell’Ambrogio në këtë kontekst e njoftoi Murati për situatën aktuale të mësimit plotësues, ndërsa u zotua për përkrahje nga niveli federal në senzibilizimin e prindërve për ngritjen e numrit të nxënësve në shkollat shqipe, si dhe ndihmën në dialogun me ministrat kantonal në kërkesat për avansimin e nivelit të gjuhës shqipe në Zvicër.
Në anën tjetër, me drejtorin e programit të SDC për Ballkanin Perëndimor, Richard Kohli, ministri Murati falenderoi këtë institucion për mbështetjen e vazhdueshme ndërsa kërkoi që projektet të cilat janë duke u implementuar në Kosovë momentalisht të kenë gjithsesi edhe shtyllën e diasporës posacërisht në procesin e regjistrimit të diasporës dhe mërgatës, ngritjen e kapaciteteve të organizatave të diasporës, aftësimin profesional dhe projektet e subvencionimit të transferit të remitancave në projekte investive në TI dhe bujqësi.
Kohli falenderoi ministrin Murati për shfaqjen e vullnetit politik për të punuar në këtë drejtim, ndërsa shprehu vazhdimin e mbështetjes së këtyre projekteve, me përfshierjen akoma më të madhe të Ministrisë sëDiasporës në nivel të punës duke thënë se SDC është e hapur jo vetëm për projektet e tashme, por edhe për projekte akoma më të mëdha në fushën e angazhimit të diasporës në zhvillimin politik dhe socio ekonomik të Kosovës.