Zyrtare: Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen për Asociacionin

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur ta pranojë kërkesën e Presidentes për interpretim të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Gjykata ka vendosur masë të përkohshme – pezullimin e kësaj marrëveshje deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e këtij institucioni.

Ky vendim është publikuar pak çaste më parë në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Burime të Express thonë se kjo masë do të vlejë deri në fillim të janarit, kur Gjykata do të marrë vendim “për” ose “kundër” marrëveshjes për Asociacionin.

Gjatë muajit nëntor, sipas burimeve të Gazetës Express, do të intervistohen dhe do të konsultohen palët e marrëveshjes dhe këshilltarët e jashtëm.

Lexojeni këtu vendimin e plotë të Gjykatës.