Zyrtare: Infantino, President i ri i FIFA-s

Gianni Infantino është zgjedhur Presidenti i ri i FIFA-s në Kongresin e Jashtëzakonshëm të institucionit më të lartë të futbollit në botë.

Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s fitoi në raundin e dytë duke mposhtur Sheikh Salmanin, Princin Ali dhe Jerome Champagne.
Infantino fitoi në raundin e dytë me 115 vota, nga 104 sa mjaftonin për President të ri.