Zyrtare/ Koha për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri, Marku largohet nga skuadra

Teuta ka zyrtarizuar largimin e parë në merkato. Kanë mjaftuar vetëm pak ditë dhe klubi durrsak ka njoftuar ndarjen e rrugëve me Albion Markun. Lajmin e përcjell vetë Teuta përmes faqes së saj zyrtare në “Facebook”.

“KF Teuta falënderon Albion Markun për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës. Paç fat”, ka shkruar klubi Teuta në reagimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/