Zyrtare: Zgjedhjet në Serbi i fiton Vucic

Të dhënat e fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Serbi, bazuar në 94.44 për qind e materialit të kontrolluar, tregojnë se partia e Aleksandër Vucic (SNS) ka fituar 48.26 për qind të votave.

Koalicioni i Partisë Socialiste të Serbisë dhe Serbia e Bashkuar kanë fituar 11.02 për qind, ndërsa Partia Radikale Serbe vetëm 8.03 për qind, shkruan B92, transmeton Express.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Kryeministri Vucic, kishte dalë në një konferencë për media duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë. “Jam pak i lodhur, por shumë i lumtur dhe mirënjohës. Njerëzit e dinë që ne udhëhqim mirë qeverinë dhe mendojmë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Vucic.

Ai më pas ka thënë se Serbia ka dëshmuar para vetes dhe botës së është e interesuar për demokraci.