Ardi R. Kika, zyrtar në Kryeministrinë e Kosovës, ka postuar një fotografi së bashku me ministrin Arban Abrashin dhe Dea Krasniqin.
Ai ka përmendur disa prej të arriturave të ministrit Abrashi prej kur ka marrë postin, shkruan “Zeri.info”
“Këto janë disa prej punëve të Ministrit, qe po mundoheni ta ndalni po smundeni ,kot e keni ,veq lodhni. Drejtpërdrejt nga Kryeministria”, ka shkruar ai, duke aluduar në “Vetëvendosjen”.
Postimi i plotë:
Disa prej sukseseve të Ministrit Abrashi … :
1) Zgjidhja e problemit të veteranëve pas 16 viteve;
2) Rritja e pensioneve për 40.000 pensionist;
3) Rrija e asistencës sociale për 25.000 familje;
4) Zgjidhja e problemit të banimit për qindra raste (80 raste vetëm sot) në nevojë për ndihmë sociale;
5) Apo, punësimi sezonal në Gjermani e gjetiu;
6) Hapja e qendrave te kompetences – shkollimi profesional ne bashkepunim me gjermanet e vende tjera…?
Këto janë disa prej punëve të Ministrit, qe po mundoheni ta ndalni po smundeni ,kot e keni ,veq lodhni. Drejtpërdrejt nga Kryeministria