Janë krenaria e Shkodrës! Burrneshat fitojnë sërish titullin kampion për herë të 10 radhazi, mposhti Tiranën në Loro Borici

Vllaznia është shumë larg të tjerave në futbollin e femrave. Shkodranet arritën që të fitonin titullin për herë të 10 radhazi. Në ditën e sotme, Vllaznia e femrave fitoi me shifrat 3-0 ndaj Tiranës në Loro Borici.

Megi Doçi realizoi golin e parë të takimit, në të dytën ishte Gjergji që dyfishoi dhe Berisha do të mbyllte historinë e kësaj përballje. Kështu Vllaznia mbyll me sukses një tjetër kampionat dhe kërkon që të arrijë sërish suksese në Europë, teksa këtë sezon ishte pjesë e grupeve në Champions League. /Sport Ekspres/