LDK prezanton kandidatët për kryetarë të Prishtinës dhe Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të bëjë prezantimin e kandidatit të saj për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, dhe atij për Prizren, Hatim Baxhaku.

Në të dyja këto prezantime do të marrë pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa.

Arban Abrashi në garën për kryetar të komunës së Prishtinës do të ketë për kundërkandidatë Lirak Çelajn nga PDK, Rifat Deri nga Alternativa dhe kryetarin aktual të komunës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Konferenca në Prishtinë do të mbahet në Sheshin “Adem Jashari”, ndërsa ajo në Prizren mbahet në oborrin e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.