Pesë vjet burgim për udhëheqësin e Samsung

Gjykata në Korenë Jugore ka dënuar trashëgimtarin e Samsung, Lee Jae-yong me pesë vjet burgim.

Miliarderi Lee ishte i akuzuar për ryshfet në një skandal ku ishte e përfshirë edhe ish presidentja e Koresë Jugore.

Trashëgimtari i Samsung ishte ndaluar në shkurt të këtij viti nën akuzat për ryshfet, keqpërdorim dhe shpëlarje parash.